info@progips.com
  • About_Us_Nex-G

Rreth Kompanisë

Kompania PRO-GIPS sh.p.k ka nisur aktivitetin e saj ne vitin 2000, dhe behet partnere e firmes Gjermane KNAUF – kompani gjigande e cila zoteron mbi 200 fabrika ne te gjithe boten per prodhimin e produkteve me baze gipsi me nje cilesi shume te larte. KNAUF prodhon dhe realizon mbi 200 sisteme me mbi 5000 produkte te cilat jane kryesisht materiale për ndërtimin e thatë, pllaka gipsi Knauf, konstruksione metalike, pllaka akustike, fibër minerale, suva e brendshme me bazë gipsi dhe suva e jashtme me bazë çimentoje si dhe materiale termo-izoluese me bazë të leshit gurit dhe të xhamit dhe te gjithe aksesoret per realizimin e sistemeve Knauf.
PRO-GIPS shpk filloi si nje kompani e vogel duke realizuar punime te thjeshta dhe objekte te vogla, dhe me kalimin e kohes pati nje zgjerim te shpejte si ne punet realizuara ne te gjithe territorin e Shqiperise, ashtu edhe ne sherbimet e ofruara.
Kompania sot, e pajisur me certifikate zyrtare per standartet dhe cilesine e punimeve, merr persiper te gjitha punimet interiere dhe trajtimin e fasadave, perfshire edhe projektimin dhe zbatimin deri ne perfundim te punimeve.

Sot PRO-GIPS punon me mbi 30 specialiste Gipsi, Patinimi, Lyerje. Sipas rasteve lidhen kontrata sezonale edhe me grupe specialistesh per sherbime te tjera si instalime elektrike dhe hidraulike, shtrime dyshemeje me pllaka ose parkete, realizime fasadash etalbondi dhe xhami etj. Permes puneve te saj kompania krijon ambjente harmonike, estetike dhe funksionale banimi ose pune, duke perdour materiale me kosto-efektive dhe ekologjike. Ne administrate numerohen 12 specialiste me arsim te larte dhe kualifikime ne art dhe ne inxhinieri si arkitekture, ndertim, ekonomi etj. Kjo kompani eshte prone e piktorit Huzri Hoxha per me shume informacion vizitoni pikturat e tij ne faqen personale  www.huzrihoxha.com

MISIONI YNE:

Te jemi prane jush ne cdo moment, me asistence profesionale, me materiale origjinale, me grupe specialistesh te kualifikuar, me arkitekte dhe piktore.
Ju ofrojme sherbimet tona ne kohe rekord dhe me elegance per te krijuar rreth jush mjedise sa me te kendshme, ku ne cdo skaj ndihet prania e artit.
Me mendim racional, me raporte harmonike, dhe me nje kosto sa me te leverdisshme per ju, ne gjithmone gjejme zgjidhjet me funksionale.
Me punet qe realizojme, me sjelljen dhe me korrektesen tone – miqte tane shtohen dita-dites.
Merrni pjese dhe ju ne familjen tone te madhe…!

——————————————————————
PROGIPS – Filozofia e aplikimit te artit ne ndertim !

Ju ftojme te na ndiqni edhe ne faqen tone ne Facebook:  www.facebook.com/progips.shpk